Gjermani

Gjiganti gjerman tërheq 100 000 makina nga tregu

Pas Volkswagen, Audi, Daimler dhe BMW, edhe Opel përfundon në syrin e ciklonit të drejtësisë gjermane, duke e zgjatur listën e prodhuesve të automjeteve të përfshirë në skandalin Dieselgate.

Në të njëjtën ditë, shtëpia e automobilave në Ruesselheim ka marrë dy goditje: në mëngjes Prokuroria ka autorizuar një kontroll në selinë tregtare, ndërsa pasdite autoritetet kanë njoftuar për tërheqjen nga tregu të 100.000 automjeteve.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Transportit të Gjermanisë, duke iu referuar modeleve të makinave me naftë, të cilëve dyshohet se u është instaluar një softuer për të trukuar shkarkimet e gazrave, raporton Respublica.

Në gjithë Europën mendohet se janë 95 000 mjetet e përfshira në këtë skanda, në veçanti modelet “Zafira”, Cascada e Insignia.