Gjigandët evropianë pas yllit të Bayer Leverkusenit

Shtypi gjerman i bën jehonë këtë të premte asaj që mund të ndodhë me të ardhmen e futbollistit Kai Havertz, 20 vjeç, i cili i përket Bayer Leverkusenit dhe konsiderohet talenti më i madh gjerman në vitet e fundit.

“Sport Bild” paralajmëron se për të interesohen Real Madridi dhe Barcelona, pa harruar Bayernin. Skuadra bavareze është mësuar të nënshkruajë me më të mirët e futbollit gjerman dhe, sa i përket Havertz, kampionët e Gjermanisë kanë dyshime për ndërhyrjen e dy skuadrave më të mëdha të Spanjës.

Havertz shkëlqeu këtë javë me Gjermaninë, në miqësoren që përfundoi barazim kundër Argjentinës (2-2). Ai shënoi një gol dhe zhvilloi një lojë të shkëlqyeshme kundër përfaqësueses bardhekaltër. Në moshën 20-vjeçare ai është një nga yjet që po shndrit te Bayer Leverkuseni, duke qenë i padiskutueshëm në ekipin e tij si në Bundesliga ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.

Fakti që si Barcelona dhe Reali po e monitorojnë me shumë kujdes futbollistin, por e shqetëson Bayernin, që duhet t’u paraprije ofertave nga Spanja. Menaxheri i përgjithshëm i Bayer Leverkusenit, Rudi Völler, i pyetur për të ardhmen e Havertz, deklaroi: “Unë mund t’ju siguroj se Bayerni nuk ishte klubi i vetëm që na pyeti për Havertz”.

Bayer Leverkusen e di se ka një diamant që nuk do ta linin të largohej për më pak se 100 milionë euro. Gara mes më të mëdhenjve të Europës për nënshkrimin me talentin gjerman sapo ka filluar.

loading…