Gjesti fisnik i kamarierit në Prishtinë, i dhuron dorëza plakut që kërkonte lëmoshë

“Network Prishtina” është një prej grupeve me aktive në ‘Facebook’., ku publikohen kërkesa e ngjarje të ndryshme.

Anëtarët e këtij grupi në të shumtën e rasteve ndihmojnë njëri tjetrin duke i ofruar përgjigje rreth kërkesave të shumta që ndërlidhen me Prishtinën.

E sot një prej anëtarëve të këtij grupi ka publikuar një fotografi, ku shihet një kamarier teksa i vendos doreza një të moshuari që po kërkonte lëmoshë, duke qenë se temperaturat këtyre ditëve janë jashtëzakonisht të ulëta.

“Dje te Grandi ky kamarieri dol jasht ja vnoj nje pale doreza keti plakut, edhe u sjell shum mire me te, mu duk qe ky plaku ke pa perkujdesje po ky veq qe me i ndihmu dol edhe i ndihmoj… me erdh mire qe ish zemer mire ky kamarier… meriton respekt, kush e njef kete djal falenderone per zember-bujarine”, ka shkruar ky anëtar në Network Prishtina.