Gjest shembullor i qytetarit, gjeti kuletën e huaj me para e dorëzon në polici

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka bërë publik rastin e dorëzimit të një kulete në Stacionin Policor në Pejë nga qytetari Gani Elezaj nga Peja. Në kuletë kishte një shumë të konsiderueshme parash, njofton policia.

“Derisa qytetari i lartë përmendur ishte duke dorëzuar kuletën me para të gjetura, një qytetar tjetër ka ardhur në Stacionin Policor Pejë për të paraqitur humbjen e kuletës dhe parave. Pas verifikimeve të nevojshme nga ana e Policisë, kuleta dhe parat i janë kthyer pronarit”, njofton tutje policia.

Me këtë rast Policia e   Kosovës, falënderon z.Elezaj për gjestin e bërë dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare.

“Urojmë që ky rast,  të jetë shembull i bashkëpunimit edhe më tutje i të gjithë qytetarëve  me Policin e Kosovës”, përfundon njoftimi i tyre.