Për herë të parë në 10 vjet, Gjermania vendosi trupa si pjesë e misionit paqeruajtës të EUFOR-it në Bosnjë e Hercegovina- Altea.

Sot, ushtarët e parë gjermanë që u kthyen në Bosnje dhe Hercegovinë u mirëpritën në një ceremoni në selinë e EUFOR-it në Sarajevë, e cila shënoi fillimin e misionit të tyre, tha një zëdhënës i ushtrisë gjermane.

Gjermania do të dërgojë rreth 30 ushtarë në Bosnje deri në mes të shtatorit, duke bashkuar forcat që la në fund të vitit 2012.

Mandati aktual i EUFOR-it skadon në nëntor dhe i takon Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vendosë për zgjatjen edhe për një vit.