Gjermania thotë se pretendimet e Tesla për një autopilot janë të pavërteta

Pretendimet se Tesla për një ofrimin e një autopiloti nuk janë të vërteta tha një gjykatë Gjermane. Përdorimi i fjalës “autopilot” shoqëruar nga materiale të tjera marketimi, sugjerojnë se makinat mund të ecë vetë.

Por teknologjia ende kërkon që drejtuesit të qëndrojë në gatishmëri gjatë gjithë kohës. Teslës i është ndaluar që të përsërisë pretendime të ngjashme sepse ligji Gjerman nuk lejon drejtimin plotësisht autonom.

Tesla thotë se deri në fund të vitit makinat e saj do të mund të njohin dritat e semaforëve dhe automatikisht të ndalojnë dhe ecin në zonat urbane.

Gjykata në Mynih tha se duke përdorur termin “autopilot” kompania sugjeron se makinat e saj janë të afta të drejtohen plotësisht vetë.

Pozitat e forca të Tesla në tregun e makinave elektrike kanë vënë në vështirësi prodhuesit Gjermanë të makinave. Madje ka zgjedhur Berlinin si pikën e fabrikës së parë në Evropë.

Elon Musk tha se termi autopilot është i njëjti që përdoret edhe tek avionët.