Gjermania: Sanksionet e BE-së sinjal i qartë për Rusinë

Seibert u shpreh se Gjermania është e lumtur ne lidhje me vendimin e BE, për sanksione kundër Rusisë, si kundërpërgjigje ndaj helmimit të opozitarit rus, AlexeiNavalny.

Mediat ruse citojnë zëdhënësin e Qeverisë gjermane, SteffenSeibert, i cili thotë se Bashkimi Evropianpërmes vendosjes së sanksioneve të reja, dëshiron ti dërgoj një sinjal të qartë Rusisë.

Seibert u shpreh se Gjermania është e lumtur ne lidhje me vendimin e BE, për sanksione kundër Rusisë, si kundërpërgjigje ndaj helmimit të opozitarit rus, AlexeiNavalny.

Shtetet e BE-së, kishin mbështetur kërkesën e Gjermanisë për sanksione kundër Rusisë. Nëse BE miraton sanksionet ndaj Rusisë, do të jetë sinjal i qartë se Moska nuk do të mund të shkelë ligjet ndërkombëtare, ku hynë edhe përdorimi i helmeve ushtarake, helme të cilët janë të ndaluara të përdoren me Konventën e Gjenevës.