Gjermania publikon bilancin ditor të viktimave nga koronavirusi

Gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani kanë vdekur 10 persona, duke e çuar në 8 mijë e 257 numrin e përgjithshëm të të vdekurve në shtetin me popullësinë më të madhë në Evropë.

Kështu, numri i përgjithshëm i të vdekurve në shtetin me popullsinë më të madhe në Evropë shkoi në 8 mijë e 257 persona, shkruan “Reuters”.

Sipas të dhënave të Institutit për sëmundje ngjitëse “Robert Koch”, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 289 raste të reja të infektimeve dhe shifra e përgjithshme e të prekurve nga virusi i ri shkoi në 178 mijë e 570 njerëz, shkruan “Reuters”.

Gjermania është në mesin e shteteve evropiane me numrin më të lartë të të infektuarve, por ka regjistruar shumë më pak viktima se Italia, Franca, Spanja dhe Britania e Madhe.

Qeveria gjermane i ka larguar shumë masa të kufizimeve për ta riaktivizuar ekonominë dhe ka premtuar se së shpejti do të lejohen edhe udhëtimet ndërkombëtare, varësisht nga situata e pandemisë.