Në Gjermani janë konfirmuar gjashtë viktima të reja nga koronavirusi, gjatë 24 orëve të fundit.
Kështu ka bërë të ditur Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch”.
Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i të vdekurve nga COVID-19 në ekonominë më të fuqishme të Evropës shkoi në 8 mijë e 674 persona, shkruan “Reuters”.
Përpos viktimave, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 214 raste të reja të personave të infektuar dhe shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në 184 mijë e 193 persona.
Gjermania është në mesin e vendeve me shifrën më të lartë të infektimeve në Evropë, por ka regjistruar shumë më pak viktima se vendet e mëdha evropiane, si Britania e Madhe, Italia, Spanja dhe Franca.
Qeveria gjermane ka përgatitur ndihma shtetërore për luftimin e efekteve negative në ekonomi dhe ka filluar t’i largojë masat e izolimit.







