Sipas gazetës “Handelsblatt Daily”, qeveria gjermane do t’i mbajë në fuqi masat e izolimit së paku deri më 3 maj.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, do të mbajë një video-konferencë me ministrat e kabinetit qeveritar të mërkurën dhe pastaj me guvernatorët e 16 republikave në përpjekje për të arritur marrëveshje në lidhje me masat.
Ndërkohë rreth 725 mijë kompani gjermane kanë aplikuar për punë me orar të shkurtër deri më 13 prill, njoftoi Zyra e Punës.
Kjo shifër paraqet rritje prej 12 për qind në krahasim me javën e kaluar. Pjesa më e madhe e kompanive që e paraqitën këtë kërkesë ishin nga sektorët e shitjes me pakicë dhe restoranteve, shkruan “The Guardian”.
Gjermania është ndër shtetet më të prekura nga koronavirusi në Evropë, por ka shkallë relativisht të ulët të rasteve fatale në krahasim me Italinë, Spanjën, Francën e Britaninë e Madhe.







