Gjermania përjashton mbylljen shkaku i COVID-19 gjatë dimrit

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn ka thënë se mund të shmanget një mbyllje e dytë gjatë dimrit, si mënyrë e mbajtjes nën kontroll të COVID-19, me gjithë numrin gjithnjë e më të madh të të infektuarve, raporton “The Guardian”.

Pasi që fillimisht numri i të infektuarve dhe të vdekurve ka qenë relativisht i ulët krahasuar me shtetet tjera evropiane, numri i rasteve të reja në Gjermani është rritur jashtë mase gjatë javëve të kaluara, duke shtuar shqetësimin për një valë të dytë.