Gjermania mund të përjashtojë Huawei nga ndërtimi i rrjetit 5G

Gjermania mund të ndalojë gjigantin Kinez Huawei të telekomunikacionit të ndërtojë rrjetin e gjeneratës së 5-të celulare për shkak të sigurisë tha ministrja e mbrojtjes.

Gjatë një konference kibernetike ditën e Marte Annegret Kramp-Karrenbauer tha se ishte shumë e rëndësishme për Gjermaninë të minimizohen rreziqet.

Aktualisht qeveria po përpiqen të ndërtojë një bazë ligjore me kritere e sigurisë që duhet të përmbushen nga operatorët që po ndërtojnë rrjetet 5G për të parandaluar aktorë të huaj të fitojnë akses mbi infrastruktura kyçe të Gjermanisë.

Nëse nuk është e mundur, atëherë duhet të ndalojmë Huawei nga pjesëmarrja në këtë procedura tha ministrja e cila është edhe aleate e ngushtë e Kancelares Merkel.

Komentet janë sinjali më i fortë se Berlini është i gatshëm të ndërmarrë një hap agresiv ndaj Huawei duke e përjashtuar nga infrastrukturat kyçe të telekomunikimit.

loading…