Sot në Gjermani janë miratuar një varg masash kundër koronavirusit, pas situatës së rënduar me këtë virus.

Masat përfshijnë kufizimin e qasjes në transportin publik dhe hapësirat e punës vetëm për personat e vaksinuar ose të testuar.

Të premten, masat duhet të miratohen edhe nga dhoma e lartë e Kuvendit të Gjermanisë.