Gjermania merr presidencën e radhës së BE’së, Hoti optimist për liberalizmin e vizave

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka thënë se me marrjen e presidencës së rradhës së Bashkimit Europian nga Gjermani, pret që të bëhet edhe liberalizimi i vizave për kosovarët

Hoti ka thënë se Gjermania po e merr presidencën e radhës së BE’së, në një kohë shumë të vështirë për ekonominë.

“Gjermania po e merr presidencën e radhës së BE-së, në një kohë shumë sfiduese për shëndetin dhe ekonominë e Evropës! I jemi shumë mirënjohës Qeverisë Gjermane për angazhimin e vazhdueshëm për zgjerimin e BE-së, duke i afruar vendet e Ballkanit Perëndimorë dhe presim që gjatë kësaj kohe të hiqet edhe regjimi i vizave për qytetarët e Kosovës!”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Kujtojmë, që Gjermania mori sot kryesimin e Këshillit të Bashkimit Evropian duke ngjallur shpresa te reja te populli i Kosovës rreth liberalizimit të vizave.

Ky proces ka ngecur pavarësisht se autoritetet në Kosovë janë të sigurte se kanë përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara nga institucionet evropiane.

Liberalizimi i vizave i është kërkuar që të ndodhë edhe emisarit special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak i cili muajin e kaluar qëndroi për vizitë në Kosovë.