Autoritetet gjermane kanë njoftuar për një tjetër masë kufizuese të vendosur në kufijtë e saj.

Ministria e Punëve të Brendshme të Gjermanisë ka bërë të ditur se ka hequr Malin e Zi nga lista e vendeve të sigurta.

Berlini zyrtar e ka arsyetuar këtë vendim pasi kanë rezultuar pozitivë numër i madh i personave nga ky shtet që kanë arritur në Gjermani.

Sipas njoftimit të fundit, nga Mali i Zi për në Gjermani mund të hyjnë personat të cilët kanë dëshmi të fortë dhe arsye të rëndësishme.

Australia, Gjeorgjia, Kanada, Zelanda e Re, Tajlanda, Tunizia dhe Uruguaji janë shtetet e vetme që aktualisht llogariten të sigurta sipas Gjermanisë.