Gjermani, ish-shefi i shërbimeve sekrete shkarkohet nga puna e re

Ministri gjerman i Punëve të Brendshme, Horst Seehofer, deklaroi sot se ka larguar nga puna në Ministri ish-shefin e shërbimeve sekrete të brendshme, Hans Georg Maassen, pas bërjes së deklaratave shumë të kritikuara.

Hans-Georg Maassen, 55 vjeç, i cili kishte marrë një rol të ri në Ministri pas shkarkimit si shef i shërbimeve sekrete, u përjashtua përfundimisht nga funksioni publik.

Ai kishte deklaruar tek homologët e tij europianë, sipas tekstit të një fjalimi të mbajtur më 18 tetor në Varshavë, se “ishte viktimë e sulmeve të së majtës radikale në koalicionin e kancelares, Angela Merkel”.

“Maassen në fjalimin e tij, kishte përdorur fjalë të papranueshme”, deklaroi sot ministri i Brendshëm duke dënuar sulmin e shefit të shërbimeve sekrete ndaj Partisë Socialdemokrate (SPD).