Gjermanët duhet të kufizojnë udhëtimet dhe ahengjet për të luftuar COVID-19

Gjermania duhet të vazhdojë të kufizojë numrin e njerëzve në grumbullime dhe udhëtimet e panevojshme, derisa shteti po përballet me rritje të numrit të të infektuarve, ka thënë një ndihmës i kancelarës Angela Merkel, të dielën.

“Duhet të jemi më strikt në vendet ku infeksioni ka më shumë mundësi të përhapet, si ahengjet dhe fatkeqësisht edhe udhëtimin”, i ka thënë kryetari i stafit të kancelares, Helge Braun, ARD-së.

“Jemi në fillim të valës së dytë dhe vetëm vendosmëria e politikanëve dhe popullsisë mund të vendosë nëse do ta tejkalojmë ose ta ngadalësojmë”, shton ai.

Gjermania ka menaxhuar të mbajë numrin e të infektuarve dhe të vdekurve nga koronavirusi më poshtë se shumë prej fqinjëve, por numri ditor i rasteve të reja ka kaluar mbi 4,000 që nga e enjtja, shifra më e lartë që nga prilli, shkruan Reuters.

Merkeli dhe kryetarët e 11 qyteteve më të mëdha të Gjermanisë kanë vendosur të premten që të shtrëngojnë masat nëse rritet numri i të infektuarve.