Fjalët që ju mund të përdorni me fëmijët tuaj Frazat mund të lënë një ndikim pozitiv ose negative te ta që mund të ndihmojë ose pengojë procesin e rritjes. Prandaj, është e rëndësishme të zgjedhni fjalët me kujdes dhe të përdorni tonin e duhur për të komunikuar me fëmijët tuaj.

Këtu janë 5 gjërat që nuk duhet t’ia thoni kurrë:

“Nuk e përballojmë dot këtë”

Ju nuk dëshironi që fëmijët tuaj të mendojnë se ëndrrat ose aspiratat e tyre mund të kufizohen nga paratë. Në vend të kësaj, bëjini të punojnë shumë për to. Ju dëshironi që fëmijët tuaj të dinë se paratë janë një vlerë e madhe që mund të fitohet me punë të palodhur.

“Po bëj gjithçka për ty”

Kjo do t’i bëjë ata të ndiejnë se gjithçka që bëni për ta është nga detyrimi dhe jo nga dashuria

“Mjaft u solle si dy vjeç”

Është në rregull që një fëmijë të sillet si fëmijë. Është në rregull që ata të bëjnë gabime. Është normale që fëmijët të qajnë.

“Nuk e bën dot këtë”

Kjo është gjëja më e keqe që mund t’i thoni fëmijës tuaj. Kjo do t’i bëjë ata menjëherë të ndihen të paaftë dhe joefikas në mënyra të ndryshme. Do të kufizojë talentet për të cilat ata ndjeheshin të sigurt. Prindërit duhet t’i motivojnë fëmijët dhe të festojnë arritjet e tyre në mënyrë që t’i bëjnë ata të ecin përpara në jetë.

Flisni keq për partnerin para fëmijëve

Pa marrë parasysh se çfarë, përpiquni të mos thoni asgjë negative për bashkëshortin/en tuaj para fëmijëve. Mundohuni të shmangni grindjet ose të flisni me ton të ashpër. Fëmijët duhet të ndiejnë dashurinë dhe të besojnë se gjërat gjithmonë funksionojnë.