Aeroporti

Gjërat që duhet t’i keni parasysh kur vendosni të udhëtoni për në Evropë

Faqja në Facebook, Integrimi Evropian i Kosovës përmes një postimi ka treguar se çfarë duhet të keni parasysh kur vendosni të udhëtoni për në Evropë.

Sipas njoftimit të tyre, për të udhëtuar, duhet të keni pasaportë biometrike, informata e dëshmi mbi qëllimin e udhëtimit, dëshmi të vendit ku do të qëndroni hotel apo tek të afërmit.

Gjithashtu, sipas tyre, duhet kujdesur për detajet e udhëtimit përfshirë biletën kthyese, dokumentet e nevojshme të veturës përfshirë kartonin e gjelbërt dhe dëshmi se keni mjete të mjaftueshme financiare.

vizat