Gjeostrategia Vjosa Osmani: Lufta në Ukrainë përfundon vetëm nëse Moska humb

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dhënë një intervistë për gazetën italiane “Il fatto quotidiano”, ku foli për çështje të ndryshme, përfshirë dialogun me Serbinë e situatën aktuale politike e të sigurisë në veri.

Osmani në intervistë u mat edhe për çështje globale. Gazetari i mediumit italian e pyeti rreth ndikimit të luftës së Ukrainës në Ballkanin Perëndimor dhe nëse Rusia e Serbia janë një aks i rrezikshëm për të.

Osmani dha një përgjigje të “befasishme”.

“Po, është një rrezik i madh. Lufta në Ukrainë përfundon vetëm nëse Moska humb, ndryshe do të jetë një kërcënim i vazhdueshëm për paqen ndërkombëtare”, deklaroi Osmani.