Gjeorgjia shumë e fortë për Shqipërinë, pa fitues në “Air Albania”

Ka përfunduar ndeshja mes Kombëtares së Shqipërisë dhe asaj të Gjeorgjisë, ku të dy kombëtaret janë ndarë në paqe.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Air Albania”, Kombëtarja e Shqipërisë ka barazuar pa gola, 0:0, me Gjeorgjinë.

Pavarësisht rasteve të shumta nga “Kuqezinjt” dhe një paraqitjeje dominuese në fushë, portieri gjeorgjian arriti që ta mbajë portën e tij të paprekur.

Me barazimin e sotëm, Shqipëria i mbyll miqësoret e këtij muaji me një bilanc jo të mirë, respektivisht, me humbje 2:1 kundër Spanjës dhe me barazim 0:0 me Gjeorgjinë.

Rezultati final i ndeshjes është 0:0.