Gjeni dëshmon se njerëzit me ngjyrë blu kanë të njëjtin paraardhës

​Gjeni dëshmon se njerëzit me ngjyrë blu kanë të njëjtin paraardhësPrishtinë | 01/11/2018 19:36 SHPËRNDAJE Dikur të gjithë kishin sy me ngjyrë kafe, por mutacioni gjenetik ka ndikuar në gjenin në kromozomet e disa njerëzve, dhe është ‘zhdukur’ aftësia për të prodhuar sy me ngjyrë kafe, thotë gjenetiku Hans Eiberg.

Shkencëtarët thonë se ngjyra e syve te njerëzit filloi të ndryshojë shumë kohë përpara se historia të fillojë të regjistrojë ndryshimet.Kërkimet e gjenetikëve nga Fakulteti i Kopenhagës tregon se të gjithë njerëzit e botës me sy blu kanë një paraardhës të përbashkët, një njeri që jetoi nga 6000 deri në 10.000 vjet Para Erës së Re dhe kishte bartur një mutacion gjenetik që është përhapur në mbarë botën.

“Fillimisht, ne të gjithë kishim sy ngjyrë kafe. Por një mutacion gjenetik që ndikon në gjenin OCA2 në kromozomet tona ka rezultuar në krijimin e “ndërprerësit”, i cili ka ‘fikur’ aftësinë për të prodhuar sy me ngjyrë kafe. Ky gjen është zakonisht përgjegjës për formimin e proteinave për prodhimin e melaninës, e cila i jep ngjyrën e flokëve, lëkurës dhe syve”, shpjegoi Eiberg.

Hulumtuesit kanë kërkuar për këtë mutacion gjenetik në një gjen të veçantë OCA2 për vite të tëra, gjë që i jep pigmentit ngjyrë kafe në sytë tanë. Ata nuk gjetën asgjë. Pastaj ata u kthyen një gjen të plotë HERC2 dhe gjetën një mutacion përgjegjës për sytë blu. Ata thonë se ky gjen përjashton OCA2.