Gjenerali Sylejman Selimi emërohet anëtar i Komitetit Ekzekutiv në FFK

Ish-futbollisti Sylejman Selimi, sot është emëruar anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës, me propozim të presidentit Agim Ademi.

Sylejman Selimi ishte një nga futbollistet më të shquar të kohës. Gjatë viteve të 80-ta kur ishte në fillet e karrierës, Selimi mbrojti ngjyrat e klubeve Malushgat nga Dukagjini dhe Buduqnosti nga Skenderaj, ndërsa në vitet 1990-1996, karrierën e tij prej futbollisti e zhvilloi në KF Drenica.

Ish-mesfushori drenicas ishte edhe pjesë e Kombëtares së Kosovës të asaj kohe.

Angazhimin e tij, Selimi e vazhdoi në struktura udhëheqëse, kur në vitin 1999-2000 ishte president i KF Drenicës, kur edhe klubi ishte inkuadruar për herë të parë në Superligë. Më pas, në periudhën 2000-2001, Selimi ishte drejtor dhe më pas edhe kryetar i Klubit të Futbollit Prishtina.

Sylejman Selimi ka qenë komandant i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, një kohë komandant i zonës së Drenicës, dhe pas luftës Komandant i Trupat Mbrojtëse të Kosovës. /FFK