Gjenerali Nuredin Lushtaku i prin listës për Asamble Komunale të Bekim Jasharit

Kryetari i Skenderajt dhe kandidati edhe për një mandat tjetër, Bekim Jashari, ka bërë të ditur se Listës Zgjedhore për Asamble Komunale do t’i prijë Nuredin Lushtaku.

Jashari në zgjedhjet e 17 tetorit do të përballet me Fadil Nurën e PDK-së, i cili e zëvendëson Sami Lushtakun, pasi që ky i fundit nuk i certifikua nga KQZ-ja.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,
Listës sonë të Pavarur, për Kuvend Komunal, i prinë Gjeneral Nuredin Lushtaku, Jurist i diplomuar, bashkëluftëtar dhe shok i ngushtë i komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes sime Jashari.
Gjenerali i qëndroi besnik familjes sime Jashari në luftë dhe tani mua në qeverisje të komunës së Skenderajt.
Ideal për Skenderaj!
Na priftë e mbara!