Në ditëlindjen e tij të 53-të, sot në Qafën e Bogiqës, në trekëndëshin kufitar, është zbuluar pllaka përkujtimore për dëshmorin e kombit, Bahri Fazliu.
Më 7 maj të vitit 1998, Bahriu bie trimërisht në kufirin në mes të Kosovës, Shqipërisë dhe të Mali të Zi.
Në këtë ngjarje morën pjesë shumë drejtues të luftës së UÇK-së, përfshirë edhe gjeneralin e njohur, Lahi Brahimaj.


Po ashtu pjesë e këtij aktiviteti ishte edhe kreu i AAK-së, ish komandanti Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj, pastaj njëri nga komandantët më të shquar të luftës çlirimtare, Daut Haradinaj, deputetë, kryetar komunash, etj.

BONUS VIDEO







