Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, gjenerali i shquar Lahi Brahimaj ka marrë sonte mbështetje të fuqishme në Gjakovë dhe Klinë.

“Në çdo lagje të Gjakovës dhe në çdo bashkësi lokale të Klinës, vërehet vendosmëria e qytetarëve për ndryshim. Takimet e përzemërta me banorët e lagjeve të Gjakovës; Bllok i Ri, Çarshi e Vogël e Gece, si dhe me bashkësinë lokale të Sferkës së Gashit në Klinë, dëshmojnë fuqishëm se Kosova Fituese është zgjedhja e popullit”, ka shkruar Brahimaj.

Sipas tij, bashkë me qytetarët po ndërtojnë një vizion të qartë për një Kosovë më të fortë, më të sigurt dhe më të begatë.

“Mbështetja juaj është energji shtytëse për realizimin e projektit tonë kombëtar – anëtarësimin e drejtpërdrejtë në NATO përmes Planit Aksional, për një të siguri të përhershme dhe jetë më të mirë për të gjithë”, ka shkruar tutje ai.

Brahimaj në listën për deputet mban numrin 90. /Ballkani.info/