Gjenerali Lahi Brahimaj kujtoi të rënët në maskarën e Kralanit

Gjenerali i UÇK-së dhe ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Lahi Brahimaj, përmes një shkrimi në facebook ka thënë se nuk duhet ndalur beteja për drejtësi dhe kthimin e të pagjeturve.

Ky është shkrimi i plotë i Lahi Brahimajt:

“Kujtojmë sot jetët e pafajshme të humbura 21 vite më parë në Kralan. Gjenocidi serb vazhdoi gjatë tërë pranverës, e hakmarrja e tyre në popullatën e paarmatosur, pasonte pas çdo humbje që iu shkaktohej në vijat e frontit.

Po ashtu, me rastin e 4 prillit, ditës së të zhdukurve të komunës së Klinës, nderojmë të gjithë të pagjeturit e kësaj komune, që edhe sot nuk dihet fati i tyre.

Beteja për drejtësi dhe kthimin e të pagjeturve vazhdon. Secili që u bë kurban i lirisë së këtij vendi, duhet të prehet i qetë e nderohet në tokën e Kosovës.

Nderim për sakrificën e bashkëluftetarëve që ranë dëshmorë, Arton Mehmetaj, Halit Coka, Fehmi Shala, Visar Miftari, Kujtim Qallakaj, Shefqet Dervishi, Hysen Sopaj, Maliq Sopaj, Jahir Mazreku, Ilir Hoxha dhe Mustafë Çeku.

Lavdi Dëshmorëve e Martirëve të Lirisë!

#LahiBrahimaj