Gjenerali i shtetit të IOWA-s, Kolonel Todd Jacobus, me të marrë lajmin për kandidaimin për deputet të kreut të Deçanit, Bashkim Ramosaj ka filluar ta mbështes publikisht.
Jacobus ka vlerësuar lartë figurën e Ramosajt, derisa ka thënë se gjatë kohës së kaluar në Kosovë, ka vërejtur se puna më e mirë në të gjithë Kosovës është bërë në qytetin ku udhëheq Ramosaj.
“Kam mësuar se kryetari Ramosaj ishte ushtar i UÇK-së, nën urdhërat e gjeneralit Ramush Haradinaj, dhe i aktivizuar në rrugën drejt çlirimit që nga viti 1990”, ka shkruar Koloneli Jacobus.
“Unë isha në Deçan, pimë kafe me Haradinajn e Ramosajn, pastaj në nëntor ky i fundit ishte në Ioëa, e kalova ditën me të dhe veteranët e Iowas në Marshalltoën”, tha tutje në përshkrimin e fillimit të miqësisë me Ramosajn, Gjenerali i shtetit të IOWA-s, Todd Jacobus.
Madje ai e tha edhe një fjalë në shqip krejt në fund, përveç urimit të thellë të suksesit.
“Me respekt”, përfundoi Jacobus.
Postimi:







