Gjenerali Barbero flet nga Tirana: Vrasja e Qasem Soleimanit më e rëndësishme se ajo e Osama Bin Laden

Gjenerali amerkan Michael Barbero, nën komandën e të cilit para disa vitesh në Irak kanë qenë dhe trupat shqiptare tha se vrasja e gjeneralit të Iranit Qasem Soleimani ishte mjaft e rëndësishme.

Në një aktivitet në Tiranë, për sfidat e sigurisë, ai tha se vrasja e tij ishte më e rëndësishme se vrasja e Osama bin Laden, apo udhëheqësi i ISIS në Irak Abu bakr al-Baghdadi.

“Sulmi për të vrarë Qasem Soleimani ishte mjaft i rëndësishëm. Më i rëndësishëm se vrasja e Osama Bin Laden apo Abu Bakr al-Baghdadi.

Ai ishte arkitekti i çfarëdo lloj paqëndrueshmërie.

As Hezbollah nuk do të sulmonte Izraelin nëse ai nuk do të jepte urdhrin e tij. Të gjitha sulmet e dhunshme që vinin nga shiitët ishin të udhëhequr nga Soleimani. 700 ushtarë amerikanë kanë vdekur nga këto armë që janë si rezultat i drejtimit të Qasem Soleimani.

E kaluara e tij e bëri që të përcaktohej si një terrorist.

Meqenëse ai ishte një kriminel ndërkombëtar, ai ka shkaktuar vdekjen e shumë p[personave të pafajshëm në atë rajon në 15 vitet e fundit. Ishte tërësisht e justifikuar dhe ne do ti përballojmë vetë pasojat. Ai trajnonte të gjithë forcat paraushtarake”, tha ai.