Gjeneral Giqa Knushi ka shprehur publikisht përkrahjen e tij për kryetarin aktual të Junikut, Ruzhdi Shehu, duke e vlerësuar punën dhe zhvillimin e bërë gjatë katër viteve të fundit.
Ai tha se katër vite më parë e kishte mbështetur Shehun duke besuar në fjalët e tij, ndërsa sot ndihet i lumtur që premtimet nuk kanë mbetur vetëm fjalë, por janë shndërruar në vepra konkrete.
Knushi përmendi disa nga projektet kryesore të realizuara: rrugët për Rastavicë dhe për bjeshkë, ndriçimin SMART, kamerat e sigurisë, QKMF-në 24 orëshe, çerdhen e re, shkollën e re, unazën e qytetit, kanalizimin, kanalet e ujitjes dhe rrugët e lagjeve.
Sipas tij, fakti që aktualisht në Junik janë rreth 10 vendpunishte aktive, tregon se puna për zhvillimin e komunës nuk ka ndalur.
“Ruzhdi Shehu e ka mbajtur fjalën, ka punuar me nder, përkushtim dhe duar të pastra. Për këtë arsye, ai e meriton edhe një mandat, dhe fitoren e tij e shoh të sigurt qysh në raundin e parë, pa balotazh,” u shpreh Gjeneral Giqa Knushi.







