Gjendja në spitalet për koronavirus vijon të jetë kritike në Shqipëri sipas informacioneve të dhëna nga Ministria e Shëndetësisë me 14 në terapi intensive dhe 4 të intubuar.
Infektologu Tritan Kalo, ka bërë sërish apel se virusi COVID-19 është akoma prezent mes nesh.
Në një postim në Facebook, Kalo shkruan se përkujdesi ndaj vetes mbetet domosdoshmëri.
“Virusi Sars-Covid2 sëmundje-shkaktues dhe jetë-marrës, ende gjallon vrullshëm mes nesh. Përkujdesi ndaj vetes mbetet domosdoshmëri”.
Në 24 orët e fundit në vend u shënuan 4 viktima nga Covid-19, dhe u regjistruan 119 raste të reja.








