Protestat

Gjendje e rrezikshme, arrestime në tërë Francën (FOTO/VIDEO)

Gjatë protestave të “jelekëve të verdhë” në Francë janë arrestuar rreth 700 persona, nga të cilët 575 në Paris, në mesin e të cilëve 272 janë mbajtur në arrest.

Sipas të dhënave më të fundit nga Drejtoria e policisë së Parisit, gjatë protestave në Paris nga mëngjesi janë arrestuar 548 njerëz.

Njëkohesisht, gjatë protestave të “jelekëve të verdhë” në Bruksel janë arrestuar rreth 70 persona, raportojnë mediat franceze, transmeton Ballkani.info.

Forcat e rendit që nga mëngjesit po kryerjnë kontrolle në punkte në të cilat demonstruesit janë mbledhur, dhe me këtë rast u kanë marrë protestuesve pajisje mbrojtjese, si syze, helmeta dhe sprej.

Arrestimet preventive po bëhet për shkak të dyshimeve se demonstruesit që posedojnë pajisje të tillë planifikojnë dhunë ndaj njerëzve dhe shkatërrimin e objekteve.

Në Francë sot janë mbledhur vetëm 31 mijë njerëz, ka deklaruar sekretari shtetëror i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Loran Nunjes dhe ka shtuar se janë arrestuar 700 persona. /Ballkani.info/