Gjendje e rënduar i covid-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka raportuar se tre persona kanë vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar 127 raste të reja.

Në Klinikën Infektikve kanë vdekur një 80-vjeçare nga Kumanova, një 62-vjeçar nga Shkupi dhe një 78-vjeçar po ashtu nga Shkupi, shkruan Alsat-M.

Po ashtu janë shëruar shtatë persona.

Në Maqedoni të Veriut janë diagnostikuar deri më tash 3152 raste me koronavirus, prej të cilëve 156 kanë vdekur. Numri i rasteve aktive është 1343.

Vetëm në tetë ditët e fundit në shtetin fqinj janë regjistruar 929 raste të reja.