Gjatë 24-orëve të fundit, në Spitalin e Gjilanit kanë vdekur edhe tre persona nga Covid-19.

Gjendja me koronavirus në atë spital është mjaft e rënduar.

Kështu u shpreh për Indeksonline drejtori i spitalit, Nisret Hajrullahu.

Ai tha se aktualisht janë 102 pacientë të hospitalizuar.

“Aktualisht janë 102 pacientë të hospitalizuar në të gjitha njësitë përkatëse të Covid-it në spital. Është rritur shumë numri i të hospitalizuarve, i shpërndarë në gjashtë njësi të Covid-it të riorganizuara të reparteve të ndryshme të spitalit”, u shpreh ai.