Gjendja e të lënduarve mbrëmë nga zjarri në shtëpinë e të moshuarve është stabile dhe që të gjithë janë liruar nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), dhe janë marrë nga ekipet mjekësore të Komunës së Prishtinës.

Kështu ka konfirmuar, drejtori i Klinikes Emergjente në Prishtinë, Naser Syla

“Te gjithë të pranuar mbrëmë nuk kanë pasur lëndime, por vetëm shenja asfiksimi nga tymi. Të gjithë janë liruar dhe janë marrë nga ekipet mjekësore të Komunës së Prishtinës”, ka thënë Syla për Ballkani.info.

BONUS VIDEO| Digjet shtëpia e pleqve në Prishtinë

BONUS VIDEO| Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama viziton Shtëpinë e të Moshuarve pasi u përfshi nga zjarri