Presidentja e Kosovës

Gjendja në veri, Presidentja Osmani fton në takim partitë parlamentare

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar sot në takim liderët e partive parlamentare.

Këtë e kanë bërë të ditur burimet e gazetës Nacionale brenda Presidencës.

I njëjti burim ka thënë se temë e takimit pritet të jetë gjendja e sigurisë në vend pas sulmit terrorist që të dielën ka ndodhur në veri nga një grup kriminal serb, i cili ka qenë i udhëhequr nga Milan Radojçiq, nënkryetari i Listës Serbe.

Gjatë një përplasje të policisë me terroristet në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit ka mbetur i vrarë një polic i Kosovës dhe një tjetër është plagosur.

Pas kësaj ngjarje njësitet speciale Policisë së Kosovës kanë ndërmarr një aksion ku kanë zmbrapsur grupit terrorist. Gjatë aksioni policia ka vrarë tre anëtare të grupit.