Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht po trajtohen 53 pacientë me COVID-19, shkruan ballkani.info
Në raportin ditor të spitalit thuhet se, 15 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa 38 janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe 3 të tjerë janë në respiratorë.
Nga personeli i spitalit aktualisht janë të infektuar 2 mjekë, 4 infermierë dhe 3 punëtorë të shërbimeve teknike. /Ballkani.info/
Njoftimi i plotë:
“3 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Aktualisht po trajtohen 53 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 3 janë në Respirator, 38 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 15 pacientë janë në gjendje më të rëndë”.
“Nga Personeli i spitalit janë të infektuar 2 mjekë, 4 Infermierë dhe 3 punëtor shërbimeve teknike”, thuhet në njoftimin e spitalit.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 115 shërbime radiologjike dhe prej tyre 92 rëntgena, 15 EHO dhe 8 CT-ja.







