Kolona

​Gjendja aktuale në pikat kufitare, mbi dy orë pritje në Merdarë

Edhe të dielën është duke vazhduar fluksi i udhëtarëve në pikat kufitare të Kosovës.

Pritjet më të gjata në dalje vazhdojnë të mbeten në Merdare, ku është krijuar një kolonë 800 metra dhe pritjet janë 130-140 minuta, ndërsa në hyrje pritjet janë 3-5 minuta dhe nuk ka kolonë.

Kolonë ka edhe në pikën kufitare Mutivodë – 50 metra dhe pritjet në dalje janë 30 minuta, ndërsa për të hyrë 5-10 minuta dhe nuk ka kolonë.

Te Dheu i Bardhë janë krijuar kolona 100 metra dhe pritjet për të dalë nga kjo pikë kufitare janë 20-30 minuta, ndërsa për të hyrë duhet pritur 3-5 minuta dhe nuk ka kolona.

Kolonë të automjeteve ka edhe në Jarinje në dalje 30-50 metra, ku duhet pritur 15 minuta, sipas të dhënave të Qendrës kombëtare për menaxhim kufitar të orës 15:27.

Në pikat tjera kufitare nuk ka pritje dhe as kolona.