Të premten mbrëma një veturë e tipit ‘Opel Corza’ është vjedhur në qytetin e Prizrenit.
Këtë e bëri të ditur një lexues duke dërguar edhe fotografi.
Lajmi.net dje ka kontaktuar me policinë në rajonin e Prizrenit, të cilët kanë deklaruar se po punohet në zbardhjen e rastit dhe se ende nuk ka të dyshuar.
I njëjti lexues sot ka treguar se vetura është gjendur nga një grup i quajtur ‘Marakli t’kerreve’ dhe jo nga policia.
Ai ka falënderuar të gjithë qytetarët për interesimin.








