Gjendet shtetasi gjerman i cili kishte humbur në malet e Sharrit

Gjatë ditës së djeshme ka humbur një person me nënshtetësi gjermane në malet e Sharrit.
Klubi Alpin ‘Dardania’, njoftoi se ekipi i tyre me ndihmën e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës kanë kërkuar për të humburin.

Ndërsa zëdhënësi i Policisë Rajonale në Ferizaj, Agim Gashi ka thënë sot për lajmi.net se shtetasi gjerman është gjetur mbrëmë.

“Pas kërkimeve ai është gjetur mbrëmë, gjendja e tij shëndetësore është e mirë. Ai tani po qëndron në hotel në Brezovicë”, ka thënë Gashi.