Gjendet shëndosh e mirë 81 vjeçari që u shpall i humbur

Është gjetur Fevzi Sejdiu, 81-vjeçari që u shpall si humbur dhe për të cilin u kërkua mobilizim vullnetarësh për ta kërkuar.

I moshuari njoftohet se është gjetur dhe në gjendje të mirë shëndetësore.

Lajmin për gjetjen e 81 vjeçarit e ka bërë të ditur Ridvan Tahiri, nga grupi i vullnetarëve, cili deri më tash me ekipën e tij dhe vullnetarët që e ndjekin, ka realizuar me sukses disa misone kërkimi dhe shpëtimi.