Gjendet pa shenja jete personi nga Podujeva, i zhdukur në maj

Një trup i pajetë është gjetur para pak dite në rajonin e Prishtinës.

Personi i cili u gjet pa shenja jete është Hetem Deda 44 vjeçar, i zhdukur që nga muaji maj i këtij viti.

Varrimi i tij pritet të bëhet nesër në Buric, me fillim nga ora 15:00, shkruan Indeksonline.

Informacionet për vdekjen e tij janë dhënë nga vëllai përmes rrjetit social Facebook