Vdekje e dyshimtë

Gjendet pa shenja jete një person në varrezat e Gurakocit të Istogut

Një person është gjetur pa shenja jete në varrezat e fshatit Gurakoc të Istogut.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e tij.

“Policia është njoftuar se në fshatin Gurakoc të Istogut, një person në varrezat e fshatit është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar”, thuhet tutje në konfirmim.