Gjendet pa shenja jete një person në shtëpinë e tij

Një person (mashkull) është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

Rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 09:24 në fshatin Badovc i Ri, të komunës së Graçanicës.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, rasti vazhdon të hetohet, njofton raporti 24 orësh i policisë.