Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prishtinë.
Në raportin e Policisë thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë dhe ekipi mjekësor, i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës, përcjell Ballkani.info.
“HETIM MBI VDEKJE/Prishtinë 26.06.2022 – 16:11. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur në shtëpinë e tij pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës”.
Sipas policisë me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Instituti i Mjekësisë Ligjore për obduksion./Ballkani.info







