Një person është gjetur pa shenja jetë në mëngjesin e sotëm tek rruga “Qarshia e gjatë” në Pejë.

Rastin për Ballkani.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin Pejës, Fadil Gashi.

Ai ka treguar se ende nuk ka informacion për rrethanat e vdekjes.

“Sot rreth orës 07:00 në Qarshi të Gjatë, është gjetur një trup i pa jetë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ndërkohë ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij. Për detaje tjera mbesim në kontakt”, ka thënë ai./Ballkani.info/