Gjendet pa shenja jete një person në Kamenicë

Një person është gjetur i shtrirë në rrugë pa shenja jete.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 18:47 në fshatin Kremenatë, në Kamenicë.

Tutje sipas raportit të Policisë së Kosovës thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ekipi mjekësor i cila ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Viktima mashkull  kosovar është gjetur i shtrirë në rrugë pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ekipi mjekësor i cila ka konstatuar vdekjen e viktimës. Njësitet policore janë duke u marrë me rastin, ndërsa pritet vendim i prokurorit për veprime tjera”, thuhet në raport.