Gjendet pa shenja jete një person në “Isa Kastrati” në Prishtinë

Një person pa shenja jete është gjetur pasditen e së enjtes në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka bërë të ditur se bëhet fjalë për një person të lindur më 1962.

“Njësitet policore menjëherë kanë dalë në atë lokacion, përderisa ekipet emergjente të ndihmës së parë kanë konfirmuar vdekjen e tij”, ka thënë ai.

loading…