Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij
Gjatë ditës së djeshme një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në rrugën “Jakov Xoxa”-Prishtinë.
Sipas policisë ende nuk dihen rrethanat e vdekjes së tij, të cilën e ka konstatuar në vendin e ngjarjes mjeku kujdestar.
Rastit i janë përgjigjur njësitet relevante policore. Me vendimin e prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion në IML