Një grua rreth moshës 53 vjeçare është gjetur pa shenja jetë të martën në fshatin Beqiq të Vushtrrisë.

Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai tha se rasti është cilësuar si “vdekje e dyshimtë”, dhe se trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Rreth orës 01:30 është raportuar për një rast vdekjeje të dyshimtë në fshatin Beqiq të Vushtrrisë. Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës femër rreth 53 vjeçare është është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes”, ka thënë Zahiti